Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Arabia Saudite po kërkon që Bashkimi Evropian ta shpallë lëvizjen Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, organizatë terroriste. Sipas gjashtë zyrtarëve evropianë, Riadi nuk ka arritur ende të kapërcejë shqetësimet e Brukselit se një hap i tillë mund të dëmtojë një proces paqeje në të ardhmen. Fushata saudite pasqyron një përpjekje më të gjerë për të rritur presionin ndërkombëtar mbi grupin. Ky i fundit në javët e fundit ka kryer sulme pothuajse të përditshme ndaj mbretërisë, pas rifillimit të luftës që nisi më shumë se një dekadë më parë. Arabia Saudite ka udhëhequr për më shumë se dhjetë vjet një koalicion ushtarak kundër Huthëve, në emër të qeverisë së Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, të cilën grupi e dëboi nga kryeqyteti Sanaa në vitin 2014....
Burimi:
kohajone.com