Arabia Saudite i siguron Sirisë 403 milionë $ ndihmë financiare

Arabia Saudite i siguron Sirisë 403 milionë $ ndihmë financiare

Arabia Saudite dhe Siria kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë 403.6 milionë dollarë në fushat e bashkëpunimit ushtarak, infrastrukturës dhe strehimit pas bisedimeve dypalëshe, në të cilat mori pjesë Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa në Riad të mërkurën. Al-Sharaa kishte mbërritur në kryeqytetin saudit të martën pasdite në një vizitë të paparalajmëruar, e dyta e tij në Riad brenda një muaji. Arabia Saudite është ndër vendet më të shquara që nënshkruan marrëveshje të tilla me Sirinë në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në strehim, naftë dhe shërbime. Marrëveshjet e fundit mbulojnë fusha të tilla si zhvillimi, infrastruktura, energjia, strehimi, shëndetësia, industria, bujqësia, mjedisi, bashkëpunimi ushtarak dhe shërbimet financiare, thuhet në një deklaratë të Presidencës Siriane. Pakti midis shtetit sirian dhe Fondit Saudit për Zhvillim merr formën e një...