“Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”/ Përplasje mes Ramës dhe Engert Pëllumbit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kreut të Shoqatës së Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi, lidhur me debatin për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe deklaratën e këtij të fundit se fondet për një rritje të tillë mund të gjenden te paratë e konfiskuara nga GJKKO. Pëllumbi, gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ka argumentuar se kërkesa për rritje pagash nuk lidhet me mungesën e fondeve, por me një vendimmarrje politike të ekzekutivit. Sipas tij, shuma e kërkuar nuk do të përbënte një barrë të madhe për buxhetin e shtetit, duke iu referuar edhe parave të konfiskuara çdo vit nga GJKKO nga krimi i organizuar. Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili e cilësoi të papranueshme mënyrën e argumentimit nga një gjyqtar....
Burimi:
ntv.al