Apolonia shtang Tiranën, fierakët sfidojnë Besëlidhjen në finalen e Kupës së Federatës
27 Shtator 2026 9:36 Telesport Besëlidhja kampione dhe Apolonia janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Federatës në basketboll për meshkuj. Në ndeshjet gjysmëfinale të luajtura në “Asllan Rusi” ato fituan respektivisht ndaj Skënderbeut dhe Tiranës. Kampionët lezhjanë mundën 116-89 Skënderbeun, në një ndeshje në përgjithësi të dominuar nga Besëlidhje. Skënderbeu u përpoq të rivalizojë, por përvoja e skuadrës lezhjane bëri diferencën në fushë. Më e bvukur sfida tjetër gjysmëfinale, me Apoloninë që befasoi Tiranën, duke fituar 70-68 në sekondat e fundit. Një përballje e dueluar fort deri në fund, ku të dyja ekipet u përpoqën të fitojnë, por në fund ishte Apolonia ajo që triumfoi. Kupa e Federatës-Meshkuj (gjysmëfinale) Tirana – Apolonia, 68-70 Besëlidhja – Skënderbeu, 116-89 Finale Besëlidhja – Apolonia
Burimi:
telesport.al