Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e Apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta lidhur me mënyrën e qëndrimit të tij gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Sipas vendimit të shpallur sot, Meta nuk do të qëndrojë më i izoluar pas ndarëses prej xhami në sallën e gjyqit, por do të ketë mundësi të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë seancave. Vendimi vjen pas një beteje disa mujore të mbrojtjes, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht vendosjen e Metës në “kafaz të qelqtë”, duke argumentuar se kjo mënyrë organizimi e vështirëson komunikimin e drejtpërdrejtë me mbrojtësin dhe prek dinjitetin e të pandehurit.