Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë
Mentor Krasniqi, avokati i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka folur për hapat e ardhshëm të mbrojtjes pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale. Në një intervistë ekskluzive për Klan News me gazetarin Besart Jacaj, Krasniqi tha se mbrojtja tashmë do të përqendrohet në përgatitjen e ankesës në Gjykatën e Apelit. Sipas tij, afati për dorëzimin e ankesës është një muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për dy muaj të tjerë. “Procedura në Gjykatën e Apelit është një procedurë që parashihet. Afati është një muaj ose plus dy muaj për të dorëzuar ankesën në Gjykatën Apelit. Verdikti është mijëra faqe dhe na duhet kohë për të shqyrtuar të gjitha gjërat. Ky aktgjykim ka sjell një padrejtësi të madhe dhe të pashoqe. Zakonisht ka zgjatur prej 12 muajsh...
Burimi:
javanews.al