Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, kundër pezullimit të afateve të paraburgimit. Me këtë vendim, mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë për pezullimin e afateve, për shkak të zvaritjes që i është bërë procesit nga mbrojtja e Veliajt. Vendimi nënkupton se afati i paraburgimit të Veliajt vijon të jetë i pezulluar, ndërsa kërkesa e mbrojtjes për shfuqizimin e këtij vendimi nuk është pranuar nga Apeli. Mbrojtja e Veliajt e ka kundërshtuar këtë praktikë, duke argumentuar se pezullimi i afateve për shkak të problematikave apo shtyrjeve që lidhen me të pandehur të tjerë nuk duhet të ndikojë edhe mbi klientin e tyre. Avokati Plarent Ndreca e ka cilësuar vendimin absurd dhe ka bërë të...
Burimi:
gijotina.com