Anulohet tenderi për shërbimin e hemodializës në 5 qytete

Anulohet tenderi për shërbimin e hemodializës në 5 qytete

Agjencia e Prokurimeve ka publikuar zyrtarisht anulimin e tenderit për ofrimin e shërbimit të hemodializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, me marrëveshje kuadër 48-mujore. Tenderi, me fond limit 4.59 miliardë lekë, ishte shpallur më 17 gusht 2026, me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar. Procedura ishte zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), shoqëri me zotërim publik. Në garë mori pjesë vetëm një kompani, Diaverum AB, e cila u shpall fituese më 10 shtator 2026. Në njoftimin e fituesit përcaktohej se nuk zbatohej periudha e pritjes, sipas parashikimeve të Ligjit për Prokurimin Publik. Sot, procedura është anuluar zyrtarisht në sistem, me argumentin: “Procedura është anuluar për shkak të konstatimit të gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit.”...