Anulohen koncertet e Kanye West në Rusi
Dy koncertet e Kanye West, i njohur edhe si Ye, në Shën Petersburg janë anuluar zyrtarisht, pas disa javësh pasigurie rreth zhvillimit të tyre. Reperi amerikan ishte planifikuar të performonte më 10 dhe 11 tetor në Gazprom Arena, në atë që do të ishte një nga koncertet më të mëdha të një artisti perëndimor në Rusi që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022. Organizatorët e koncerteve, Say Agency, e konfirmuan anulimin përmes një postimi në Telegram, duke shprehur “keqardhje të sinqertë”. Agjencia me bazë në Moskë bëri të ditur se koncertet nuk do të mund të zhvilloheshin në datat e planifikuara dhe se së shpejti do të publikojë një deklaratë zyrtare për statusin e projektit dhe planet e mëtejshme. Pasiguria rreth koncerteve kishte nisur...
Burimi:
kultplus.com