Antonelli: Nuk kemi fituar ende asgjë, garat në Kinë dhe Monza mbeten të veçanta këtë sezon

Antonelli: Nuk kemi fituar ende asgjë, garat në Kinë dhe Monza mbeten të veçanta këtë sezon

Në Formula 1, titulli kampion për pilotë për vitin 2026 mund të vendoset që këtë të diel në Austin, me Kimi Antonelli në prag të një rezultati historik. Për të siguruar titullin, atij i mjafton të fitojë garën amerikane dhe të shpresojë që shoku i tij i skuadrës George Russell të mos renditet më lart se vendi i nëntë. Gjithashtu, Lewis Hamilton me Ferrari të mbetet jashtë katërshes së parë. Realisht, ky është një kombinim rezultatesh jo i lehtë për t’u realizuar. Ndoshta për këtë arsye, piloti i Mercedes nuk po mendon për festime, por vetëm për vetë garën. “Ende nuk kam fituar asgjë”, tha italiani. “Edhe pse duket sikur jam pranë, qëllimi nuk është arritur ende. Jam në një pozicion të favorshëm për të...