Antonelli merr një “asist”, rivali kryesor për titullin do ta nisë nga vendi i fundit garën e Singaporit
7 Tetor 2026 11:53 Telesport Fati i keq vazhdon të ndjekë George Russell. Piloti britanik i Mercedes, pasi u detyrua të tërhiqej pak xhiro nga fundi në garën e zhvilluar në Sepang, duke mos marrë asnjë pikë, do ta nisë garën e ardhshme në Singapor nga vendi i fundit. I dyti në renditjen botërore për pilotë (86 pikë pas Antonelli), Russell u detyrua të tërhiqej të dielën e kaluar në Sepang për shkak të një defekti elektrik në njësinë e fuqisë së Mercedes. Por ky problem lë pasoja edhe për garën e radhës. Në makinën e tij Mercedes W17 po instalohet një njësi e re fuqie dhe kjo do të sjellë një penalitet, pasi do ta nisë nga vendi i fundit garën e Singaporit. Kjo...
Burimi:
telesport.al