Antonelli i jashtëzakonshëm! Nga vendi i 19-të te fitorja në Monza dhe sheh titullin, zhgënjen Ferrari
Piloti italian Kimi Antonelli fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Italisë të Formula 1, zhvilluar në pistën e Monza, në tempullin e shpejtësisë. Një triumf fantastik për 20-vjecarin italian që e nisi garën nga vendi i 19-të dhe u ngjit në majë. Piloti i Mercedes parakaloi shokun e tij të skuadrës George Russell 3 xhiro nga fundit, në një duel mjaft të fortë mes tyre, që për pak rrezikoi t’i nxirrte jashtë loje të dy. Gjithsesi, falë një strategjie më të mira me gomat, Antonelli arriti të triumfojë. Russell u rendit i dyti dhe bëri një garë rezistence me gomat e forta deri në fund, por humbi të tjera pikë në renditjen e përgjithshme ndaj italianit. Tashmë Antonelli ka 66 pikë avantazh ndaj...
Burimi:
telesport.al