No Image Available

ANTITERRORI ZGJERON HETIMET PËR PROTESTAT: NJË I NDALUAR, 17 PERSONA NËN PROCEDIM

Drejtoria e Antiterrorit ka njoftuar një bilanc të ri hetimor për protestat e dy javëve të fundit: një person është ndaluar, 17 të tjerë janë proceduar penalisht dhe tetë llogari në rrjetet sociale po verifikohen për identifikimin e administratorëve. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Hetimin e Krimit Kibernetik dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Hetimet lidhen me publikime që Policia i klasifikon si thirrje për dhunë, kërcënime ose përmbajtje të tjera të kundërligjshme, të shpërndara në kontekstin e protestave të nisura më 13 tetor në Tiranë dhe në qytete të tjera. Personi i ndaluar është një 33-vjeçar nga Tirana. Sipas Policisë, ai dyshohet se ka dërguar në Facebook një mesazh për vendosjen e bombave në tri godina të një subjekti privat. Akuza e referuar...