Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
A. Koçi, i njohur në rrjetet sociale me emrin “Ari Shady”, është proceduar penalisht nga Policia, pasi dyshohet se ka nxitur veprime të dhunshme gjatë protestave të zhvilluara javët e fundit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 34-vjeçari dyshohet gjithashtu se ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe, duke pretenduar se jeta e tij ishte në rrezik. Përmes kësaj fushate, ai ka mbledhur pak më shumë se 10 mijë paund, ndërsa në përshkrimin e saj thuhet se paratë do të përdoreshin për të mbështetur protestën. Një tjetër detaj i bërë publik nga Policia lidhet me një bexh që iu gjet Koçit gjatë kontrollit. Sipas autoriteteve, dokumenti përdorej për t’u paraqitur si gazetar, me qëllim shmangien e kufizimeve dhe shoqërimit nga efektivët. Bexhi është sekuestruar si provë...
Burimi:
kohajone.com