Anthropic në bursë, themeluesit drejt miliardave
Anthropic, kompania pas chatbot-it Claude, pritet të dalë për herë të parë në bursë këtë javë, një moment kyç jo vetëm për kompaninë, por edhe për industrinë e inteligjencës artificiale dhe tregun amerikan të aksioneve. Sipas Euronews, kompania planifikon të shesë aksione me çmim nga 70 dollarë (63 euro) deri në 78 dollarë (71 euro) secili. Kjo i jep asaj një vlerë totale prej mbi 1 trilion dollarë (911.61 miliardë euro). Kjo e vendos Anthropic në të njëjtën ligë me gjigantë si Walmart dhe JPMorgan Chase. Është më e vlefshme se Coca-Cola, IBM, Starbucks, Delta Air Lines dhe General Motors të marra së bashku, shkruan Euronews. Nëse aksionet shiten me 78 dollarë, secili prej shtatë themeluesve do të ketë aksione me vlerë të paktën 18.5...
Burimi:
kohajone.com