Anthony Joshua nuk do të stërvitet me Usyk gjatë kampit stërvitor për duelin kundër Fury
24 Shtator 2026 13:00 Telesport Boksieri britanik Anthony Joshua ka vendosur që të stërvitet me Ben Davison për të përgatitur duelin me patriotin e tij Tyson Fury me shpresën se do të gjejë çelësin e duhur për ta mposhtur atë në duelin që pritet të zhvillohet këtë fundvit. Joshua kaloi kohë së fundmi në Spanjë duke u stërvitur pranë ekipit të Oleksandr Usyk, por është rikthyer në palestrën e Davison në Essex, duke mbajtur gjithashtu të hapura lidhjet me Derrick James. Menaxheri i tij Eddie Hearn është treguar i kujdesshëm dhe nuk ka emëruar një trajner kryesor të vetëm. “Besoj se ai do të qëndrojë pranë tyre në njëfarë mënyre,” deklaroi Hearn lidhur me marrëdhënien e Joshua me ekipin e Usyk. “Ai ka bashkëpunuar gjithmonë...
Burimi:
telesport.al