Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën e 39 deputetëve të Kuvendit, të cilët kërkuan shfuqizimin e dispozitave të dy dekreteve që lidhen me ministren virtuale “Diella”. Me vendimin e marrë më 8 tetor 2026 dhe të shpallur më 9 nëntor 2026, Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës, duke mos pranuar pretendimet e deputetëve. Në vendimin përfundimtar, Gjykata arsyeton se dispozitat e kundërshtuara nuk kanë karakter normativ dhe se çështja nuk përfshihet në kompetencën e saj për kontrollin abstrakt të kushtetutshmërisë së akteve. Gjykata sqaron se “Diella”, pavarësisht emërtimit si ministre, nuk është funksionare e një organi kushtetues, por një platformë e inteligjencës artificiale, e krijuar për të lehtësuar përpunimin e të dhënave në procedurat e prokurimeve publike dhe tenderimeve, me synim...