Ankesa e Ajola Xoxës për sekuestrimin e telefonit, caktohet data në Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka caktuar 24 nëntorin si datën kur do të shqyrtojë në seancë plenare një tjetër ankesë lidhur me sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike nga Prokuroria e Posaçme. Pas çështjeve të gazetarit Elton Qyno dhe Onejda Ymerit, në fokus të Gjykatës Kushtetuese do të jetë ankesa e Ajola Xoxës, bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, si dhe e shoqërisë “Partners Law”. Sipas kalendarit të gjykatës, kërkuesit kërkojnë shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të tre vendimeve të gjykatave më të ulëta: vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të 20 dhjetorit 2024, vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm të 19 shkurtit 2025 dhe vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të 22 majit 2025. Të tria vendimet kanë...
Burimi:
ntv.al