Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se tetë vite burg, pasi përdori biznesin e tij për të lehtësuar funksionimin e një rrjeti të organizuar që kishte ngritur 19 ambiente për kultivimin e kanabisit. Pesë persona në total u dënuan me më shumë se 14 vite burg nga Gjykata e Luton Crown, më 10 shtator, pas një hetimi të zhvilluar nga ekipi Operation Costello i policisë. Sipas policisë së Beds hetimi zbuloi një rrjet të sofistikuar kriminal që vepronte përmes agjencisë imobiliare “Condor Estates”. Organizata ishte e lidhur me kultivimin e kanabisit, kontrata të falsifikuara qiraje, blerjen e pajisjeve hidroponike dhe pastrimin e parave. Në vitin 2024, autoritetet kryen kontrolle në 20 prona, 19 prej tyre në Luton dhe...