Andrew dhe Tristan Tate mbeten në paraburgim në SHBA, gjykata refuzon lirimin me kusht! Ja për çfarë akuzohen

Andrew dhe Tristan Tate mbeten në paraburgim në SHBA, gjykata refuzon lirimin me kusht! Ja për çfarë akuzohen

Andrew dhe Tristan Tate do të qëndrojnë në paraburgim në SHBA, ndërsa vijon procedura për ekstradimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi është marrë nga një gjykatë federale në Miami. Gjykatësja Lauren Louis i cilësoi dy vëllezërit si “rreziqe të konsiderueshme arratisjeje”. Sipas vendimit, Tate-t nuk arritën të bindnin gjykatën se nuk përbëjnë rrezik për t’u larguar nga SHBA-ja apo se ekzistojnë rrethana të veçanta që justifikojnë lirimin e tyre. Vëllezërit, të cilët kanë shtetësi amerikane dhe britanike, u arrestuan në Miami më 18 korrik, pas një kërkese nga autoritetet britanike. Ata kërkojnë të kundërshtojnë ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar, ku përballen me akuza që përfshijnë përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore. Sipas prokurorëve britanikë, Andrew Tate përballet me 42 akuza, ndërsa Tristan Tate...