ANALOGJI ME PROTESTAT NE SERBI/ ANALISTI: NE QEVERINE TEKNIKE KETA DO BEJNE SHERR PER KARRIGET

ANALOGJI ME PROTESTAT NE SERBI/ ANALISTI: NE QEVERINE TEKNIKE KETA DO BEJNE SHERR PER KARRIGET

Analisti Anri Bala, duke krahasuar lëvizjet studentore në Serbi dhe Shqipëri, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, se ndërsa në Serbi studentët u bashkuan, këtu ata nuk duan as dialog me njëri-tjetrin. “Ndryshe nga zgjedhjet e tjera parlamentare në Serbi pjesëmarrja kësaj radhe ishte rreth 20 për qind më e madhe. Ka qenë rreth 70 për qind. Në Serbi u frymëzua rinia, jo dhuna, dialogu dhe jo monologu. U frymëzua zgjidhja, jo ngërçi. Thonë do të bëni dialog me Ramën apo Berishën? Thonë jo kurrë. A do të dialogoni me njëri-tjetrin? Jo kurrë. Kjo nuk ndodhi në Serbi. U bënë bashkë. Ne qeverinë teknike këta do të zihen për karrike”- u shpreh Bala.