Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka bërë një artikull ku sjell në vëmendje debatin që ka shkaktuar bumi i ndërtimeve dhe projekteve arkitekturore në Shqipëri, duke vënë përballë vizionin për transformimin urban dhe turistik të vendit me kritikat për mungesën e transparencës, ndikimin në mjedis dhe përfshirjen e arkitektëve të njohur ndërkombëtarë. Në fokus të shkrimit janë rreth 500 projekte të propozuara nga 60 studio ndërkombëtare arkitekture, të cilat janë përfshirë në një libër prej 800 faqesh, “The Albanian Files”. Artikulli i plotë në “The Guardian”: Vjeshtën e kaluar, isha ulur me një arkitekt të njohur në Nju Jork, kur telefoni i tij nuk pushonte së vibruari. Më në fund, ai kontrolloi mesazhet dhe qeshi. “Oh, grupi i Albanian Architecture Army po zien përsëri,” tha ai....