Analiza e REL: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë!
Më 4 tetor skadojnë licencat e dy termocentraleve që prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike në Kosovë. Nëse deri atëherë nuk funksionalizohet Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nuk ka kush të marrë vendimin për vazhdimin e licencave të “Kosovës A” dhe “Kosovës B”. ZRRE-ja konfirmon për Radion Evropa e Lirë se, pa vazhdimin e licencave, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk ka bazë ligjore për të vazhduar prodhimin. Por, as ZRRE-ja dhe as KEK-u nuk sqarojnë se çfarë do të ndodhë konkretisht pas 4 tetorit, nëse deri atëherë problemi nuk zgjidhet. Radio Evropa e Lirë i ka pyetur të dyja institucionet nëse termocentralet do të duhet ta ndërpresin prodhimin dhe nëse ekziston ndonjë mekanizëm ligjor që do t’ua mundësonte vazhdimin e përkohshëm...
Burimi:
javanews.al