Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del nga të dhënat e monitorimit të ajrit në Kosovë për vitin 2025. Në rrjetin shtetëror të monitorimit u regjistruan 171 ditë me tejkalime të vlerës kufitare ditore për grimcat PM10 – ndotës që mund të depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes dhe të dëmtojnë shëndetin. Të dhënat u bënë publike më 10 nëntor nga Avokati i Popullit, në një raport që paralajmëron se ndotja vazhdon të jetë ndër sfidat kryesore mjedisore dhe shëndetësore në vend. Raporti, i mbështetur në të dhënat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, vëren se ndotja arrin nivelet më të larta kryesisht gjatë dimrit, kur rritet përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje. Por, çfarë tregojnë...
Burimi:
javanews.al