Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?
KE beson se Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat në vitin 2027. Por eksperti Milan Nič e konsideron vitin 2028 një objektiv më realist dhe më të besueshëm. Sepse për anëtarësimin nuk mjaftojnë reformat në letër. Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian e rendit Shqipërinë ndër vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit, pas Malit të Zi. Shqipëria ka hapur të gjithë 33 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht katër prej tyre. Brukseli e quan objektivin për përfundimin e negociatave në vitin 2027 „ambicioz, por të arritshëm“, me kusht që të vazhdojnë reformat dhe dialogu politik. „Edhe pse qeveria shqiptare dëshiron t’i mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027, unë mendoj se ky është një objektiv tepër ambicioz“,...
Burimi:
kohajone.com