Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri
Departamenti amerikan i Shtetit ia referoi Radios Evropa e Lirë pyetjet për TPS-në për Ukrainën Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i cili nuk komentoi. Për Hlytenin, debati në Uashington nuk është një çështje abstrakte e politikës së emigracionit. “Po kontrolloj… llogarinë time të emigracionit në SHBA për të parë nëse ka ndonjë përditësim”, tha ajo. “Gjithçka tani duket se varet nga administrata”. Gjatë qëndrimit në SHBA, Hlyten është përfshirë në aktivitetet për mbështetjen e Ukrainës dhe ka punuar vullnetarisht si praktikante për çështjet legjislative në zyrën e një ligjvënësi republikan në Capitol Hill. Për shkak të kësaj pune, miqtë dhe ukrainas të tjerë shpesh i kërkojnë asaj informacion për TPS-në. Por, ajo ka pak për t’u thënë. “Njerëzit priren të më bëjnë pyetje, sikur ndoshta di...
Burimi:
javanews.al