Analisti zbërthen veprimet: Rama po mundohet të luajë me dy skenarë
Analisti Altin Gjeta ka komentuar situatën politike në vend, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama po përpiqet të menaxhojë krizën dhe protestat përmes dy skenarëve. Sipas Gjetës, skenari i parë lidhet me përpjekjen për të shtypur revoltën e studentëve përmes dhunës policore dhe më pas për ta paraqitur atë si një lëvizje të nxitur nga interesa të errëta. Ndërsa skenari i dytë, sipas analistit, parashikon fuqizimin e protestave dhe detyrimin e kryeministrit për të hyrë në negociata me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, me synimin për të fituar kohë shtesë për procesin e integrimit europian. Gjeta pretendon se Rama mund të kërkojë rreth një vit kohë për të përmbyllur kapitujt e integrimit dhe për të siguruar një dalje të butë nga drejtimi i qeverisë. Analisti ngriti...
Burimi:
kohajone.com