Amy Winehouse dhe jehona e një albumi që nuk ka nevojë për zbukurime

Amy Winehouse dhe jehona e një albumi që nuk ka nevojë për zbukurime

Njëzet vjet pas publikimit, “Back to Black” mbetet një prej albumeve më të veçanta të Amy Winehouse, një vepër ku tingujt e soul-it të vjetër ndërthuren me rrëfime të zhveshura për dashurinë, varësinë dhe vetëshkatërrimin. Në përvjetorin e albumit, një botim i ri sjell regjistrime të rralla dhe materiale të papublikuara, por muzika e tij vazhdon të qëndrojë më vete, pa pasur nevojë për shtesa për ta dëshmuar fuqinë e saj. I publikuar më 27 tetor 2006, “Back to Black” e vendosi Winehouse në qendër të muzikës pop britanike. Me prodhimin e Mark Ronson dhe Salaam Remi, albumi ndërtoi një tingull neo-soul të frymëzuar nga tradita e Motown-it, ku orkestrimi nostalgjik krijonte kontrast me tekstet e drejtpërdrejta dhe shpesh të dhimbshme të këngëtares. “Rehab”, një...