Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse, talenti i ri i Milanit
Alphadjo Cisse po shndërrohet në një nga surprizat më të mëdha të fillimit të sezonit te AC Milan. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi sërish, këtë herë ndaj Juventusit, duke vazhduar një seri paraqitjesh që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen në ” Serinë A”. Cisse u fut nga stoli dhe në minutën e 69-të realizoi golin që i dha Milanit avantazhin në Torino, pas një aksioni të nisur nga Samuel Chukwueze. Edhe pse Juventus arriti të barazojë në minutat shtesë përmes Federico Gattit, paraqitja e Cisse ishte një tjetër sinjal i fortë për potencialin e tij. Por shpërthimi i tij nuk është rastësi. Cisse iu bashkua Milanit nga Verona në shkurt të vitit 2026 dhe u la menjëherë në huazim te Catanzaro për pjesën e mbetur...
Burimi:
vizionplus.tv