Amorim apelon për kujdes ndaj Ferencevarosh: Përgjegjësia është e jona, ata nuk kanë asgjë për të humbur

Amorim apelon për kujdes ndaj Ferencevarosh: Përgjegjësia është e jona, ata nuk kanë asgjë për të humbur

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, foli në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Ferencvarosh, e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në “Europa League”. Për rëndësinë e lënies pas të derbit: “Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të ruajmë vazhdimësinë. Në derbi ishim konstantë gjatë gjithë ndeshjes, por kemi pasur edhe takime ku nuk kemi qenë të tillë. Duhet ta përsërisim atë paraqitje. Pavarësisht rotacionit dhe lojtarëve që aktivizojmë, duhet të jemi një skuadër e shkëlqyer. Duhet të fitojmë, sepse është thelbësore për objektivin tonë në këtë kompeticion”. Për rotacionin: “Ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me disa lojtarë. Kemi një kalendar të ngjeshur dhe nuk mund të rrezikojmë të...