Amfiteatri Antik i Durrësit në etapë të re ruajtjeje dhe studimi

Amfiteatri Antik i Durrësit në etapë të re ruajtjeje dhe studimi

29 September, 2026 - 09:30 Amfiteatri Antik i Durrësit hyn në një etapë të re ruajtjeje dhe studimi. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ndau pamje nga puna konservuese e ekipeve, ndërsa theksoi seka nisur zbatimi i Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, investim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. PO ashtu, vijojnë kërkimet e projektit italo-shqiptar “Durrësi Mesjetar – Amfiteatri”, që prej vitit 2018 sjell të dhëna të reja për historinë e monumentit. Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri Gonxhja ndau edhe shifrat që tregojnë rritjen e interesit për këtë sit të rëndësishëm. “Interesi i vizitorëve po rritet: nga janari në gusht 2026, Amfiteatrin e vizituan 28,823 persona, rreth 16.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të...