Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

Forcat amerikane do të tërhiqen nga bazat e fundit në Irak brenda së mërkurës, në një lëvizje që konsiderohet si fitore për Iranin dhe aleatët që tashmë kanë ndikim të thellë në vend… Ekspertët e sigurisë në Irak thonë se tërheqja e dakordësuar që në vitin 2024 nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, dhe e zbatuar nga administrata Trump, mund t’i japë Teheranit dhe aleatëve të tij të fuqishëm dorë të lirë, duke krijuar gjithashtu mundësi që kundërshtarë të tjerë të SHBA-së të rikthehen, përfshirë edhe Shtetin Islamik. “Irani pritet të përfitojë strategjikisht nga largimi i koalicionit, pasi kjo heq nga Iraku një prani ushtarake që për vite me radhë ka shërbyer si kundërpeshë ndaj ndikimit të Teheranit”, shprehet Jasim al-Bahadli, ekspert i Sigurisë. Abu...