Amerika drejt një kapitulli të ri politik! Myslimanë, afro-amerikanë, gra dhe homoseksualë thyejnë barrierat historike

Amerika drejt një kapitulli të ri politik! Myslimanë, afro-amerikanë, gra dhe homoseksualë thyejnë barrierat historike

Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara po sjellin më shumë sesa një ndryshim të hartës politike. Ato po shënojnë edhe një seri momentesh historike, me emra që pritet të thyejnë barriera të vjetra në institucionet amerikane. Sipas projeksioneve të CNN, rezultatet e zgjedhjeve mund të sjellin përfaqësime të paprecedenta në Senat, Kongres dhe në zyrat e guvernatorëve të disa shteteve. Një nga zhvillimet më të rëndësishme vjen nga Miçigani, ku demokrati Abdul El-Sayed pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së, pas fitores ndaj republikanit Mike Rogers. Edhe Kongresi pritet të ketë një përbërje më të larmishme. Melat Kiros pritet të bëhet kongresmenia e parë afro-amerikane nga Kolorado, ndërsa Adam Hamawy anëtari i parë mysliman i Kongresit nga Nju Xhersi. Një...