Ambrozia Meta që shpoi “tollumbacet” e Taulant Ballës për Protestat
Taulant Balla zgjodhi dje gjuhën e etiketimit ndaj protestuesve, duke i quajtur huliganë dhe një pjesë të tyre hajdutë. Një përfaqësues i pushtetit, që duhet të japë përgjigje për pakënaqësinë qytetare, vendosi të shpërndajë damka. Por kundërpyetja e gazetares kurajoze, Ambrozia Meta, e ktheu debatin pikërisht aty ku pushtetit i dhemb: po me vjedhjen e buxhetit dhe pasurimin e pajustifikuar të zyrtarëve, çfarë bëhet? Këtu çahet tullumbacja e moralizimit politik. Sepse është e lehtë të ngresh zërin kundër qytetarit në rrugë; sepse duhen përgjigje dhe përgjegjësi kur pyetja mbërrin te njerëzit që administrojnë paratë e shqiptarëve. Dhuna në protestë duhet dënuar dhe çdo vjedhje duhet hetuar. Por ky standard vlen edhe për zyrën, tenderin, kontratën dhe firmën shtetërore. Buxheti publik nuk është më pak i...
Burimi:
kohajone.com