“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen (30 shtator). Biseda u fokusua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reformat dhe bashkëpunimin rajonal. Presidenti Begaj i përcolli zonjës Von der Leyen mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit. Teksa e cilësoi anëtarësimin në BE edhe si proces transformues për sa i përket forcimit të institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Presidenti i Republikës vuri në dukje se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në procesin negociues drejt finalizimit. Plani i rritjes, SEPA, Eu4schools, janë shembuj të prekshëm të suksesit të këtij procesi. “Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të...
Burimi:
javanews.al