Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë: Jam këtu për të mbështetur çdo hap drejt integrimit
Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur zyrtarisht detyrën në Tiranë, duke përcjellë mesazhin e saj të parë për qytetarët shqiptarë. Në një moment vendimtar për procesin e integrimit europian, diplomatja europiane deklaroi se do të jetë në Shqipëri për të mbështetur çdo hap të shqiptarëve drejt Bashkimit Europian. Mesazhi i saj vjen në një kohë kur qeveria shqiptare e ka vendosur integrimin në BE në qendër të retorikës së saj politike, ndërsa opozita dhe aktorë të ndryshëm politikë kanë ngritur vazhdimisht pikëpyetje mbi standardet demokratike, funksionimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave. ‘Është një nder të jem këtu, në një moment kaq të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Së bashku me ekipin tim në...
Burimi:
syri.net