Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Presidenca njofton se kreu i shtetit i uroi Ambasadores suksese në detyrën e saj në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, duke vlerësuar rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Brukselit dhe në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. “Kreu i Shtetit shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Delegacionit të BE-së në Tiranë do të vijojë të thellohet, me synim arritjen e objektivit strategjik të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në vitin 2030. Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen politike, financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian...