Ambasadorja e BE-së takon kreun e SPAK/ Mesazhi për luftën ndaj korrupsionit
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Në qendër të takimit ishte puna e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe roli i institucionit në forcimin e shtetit të së drejtës. Delegacioni i BE-së rikonfirmoi mbështetjen për një SPAK të pavarur dhe efikas. Ambasadorja Moreira de Sousa deklaroi se Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë punën e institucionit në këto fusha. “Rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”, u shpreh ambasadorja. Ajo theksoi gjithashtu se rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten të rëndësishme për...
Burimi:
ntv.al