Ambasadorja e BE-së për protestat: Dhuna e papranueshme! Rasti i Veliajt? Zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt

Ambasadorja e BE-së për protestat: Dhuna e papranueshme! Rasti i Veliajt? Zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt

ambasadorja Sofia Moreira de Sousa ELBASAN- Zhvillimet e fundit në vend, nga protestat te paraburgimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, ishin në fokus të diskutimeve të takimit të katërt të Komitetit të Përbashkët Konsultativ CoR-Shqipëri, i zhvilluar në Elbasan.  Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, komentoi protestat në Shqipëri, duke theskuar se nuk ka vend për dhunë në një vend demokratik. Sipas ambasadores, pakënaqësitë e qytetarëve duhet të adresohen në institucionet demokratike dhe jo në rrugë.  "Në Shqipëri dhe në disa vende të Europës po shohim protesta të dhunshme. Kjo nuk mund të ndodhë në demokraci dhe nuk duhet të ndodhë në vendet ku ne mbrojmë demokracinë. Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të adresohen në institucionet demokratike....