Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim prezantimi me kryeministrin Edi Rama, vetëm pak ditë pas nisjes zyrtare të misionit të tij diplomatik në Tiranë. Rama ka publikuar një foto nga takimi, duke i uruar mirëseardhjen diplomatit amerikan në Shqipëri. “WELCOME 🇦🇱🦅🇺🇸”, shkruan Rama në postimin e tij, ndërsa e shoqëron me përshkrimin: “Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”. Takimi me kreun e qeverisë vjen pasi diplomati amerikan përfundoi procedurat zyrtare për marrjen e detyrës. Të shtunën, më 26 shtator, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri që prej vitit 1991, kur...
Burimi:
gijotina.com