Ambasadori i SHBA, Eric Wendt takohet me të rinjtë: Të frymëzuar nga Amerika, ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt është takuar me të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve të shkëmbimit amerikan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane thekson se takimi kishte në fokus dëgjimin e ideve dhe perspektivave të të rinjve, si dhe diskutimin mbi mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin ata në realizimin e projekteve të tyre. Ambasada thekson se gjatë takimit u diskutua për zgjidhjet dhe nismat që të rinjtë propozojnë për komunitetet ku jetojnë, si dhe për mundësitë e mbështetjes së tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. “Të frymëzuar nga Amerika, ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë. Ambasadori Eric Wendt u takua me të rinj që kanë marrë pjesë...
Burimi:
syri.net