Ambasadori i ri i SHBA takon Ferit Hoxhën, SHBA-Shqipëri, mesazh i fortë

Ambasadori i ri i SHBA takon Ferit Hoxhën, SHBA-Shqipëri, mesazh i fortë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pas takimit të tij me kryeministrin Edi Rama. Takimi u fokusua te marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, me theks te forcimi i partneritetit strategjik, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, si dhe zgjerimi i mundësive për ekonomi dhe investime. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Hoxha e cilësoi një kënaqësi të veçantë pritjen e ambasadorit Wendt në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një prej partnerëve strategjikë më të afërt të Shqipërisë, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve, sipas tij, mbështeten në vlera të përbashkëta demokratike, bashkëpunimin në NATO dhe lidhjet historike...