Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt, mbërrin në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt, mbërrin në Tiranë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Tiranë, ndërsa nesër pritet të zhvillojë takimin e parë zyrtar me Presidentin Bajram Begaj, ku do të dorëzojë letrat kredenciale. Takimi mes Wendt dhe Begajt është parashikuar të zhvillohet në orën 11:00. Eric Wendt është gjeneral-lejtnant amerikan në pension dhe ka një karrierë mbi 34-vjeçare në ushtrinë amerikane, me fokus të veçantë te operacionet speciale dhe siguria. Gjatë karrierës së tij, Wendt ka komanduar forcat e operacioneve speciale të NATO-s, ku ka bashkëpunuar edhe me trupa shqiptare. Ai ka shërbyer gjithashtu me ushtarakë shqiptarë gjatë misioneve në Afganistan. Pas daljes në pension nga ushtria, Wendt ka vijuar angazhimin në fushën e sigurisë dhe të lidershipit, duke dhënë mësim për komandimin dhe...