Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri (VIDEO)

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri (VIDEO)

ambasdori michel tarran TIRANË- Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat që po vijojnë prej ditësh mes tensioneve dhe përplasjeve, në Tiranë dhe qytete të tjera. Nga Elbasani, ku ishte i pranishëm në tryezën e diskutimit "Demokracia Vendore: Sa afër janë bashkitë me qytetarët?", ambasadori Tarran theksoi rëndësinë e dialogut mes palëve.  Tarran u shpreh për mediat se ajo që ka parë në javët e fundit është një mungesë dialogu, duke shtuar se dhuna nuk është zgjidhje. Ambasadori theksoi gjithashtu se është e rëndësishme për qytetarët që të kuptojnë se zëri dhe mundimi i tyre dëgjohet.  “Çfarë unë kam parë gjatë këtyre javëve të fundit, ose muajve të fundit, është një mungesë e dialogut. Një mungesë ku njerëzit kanë përshtypje...