Ambasadori gjerman: Rusia po rrit presionin ndaj Gjermanisë dhe Europës

Ambasadori gjerman: Rusia po rrit presionin ndaj Gjermanisë dhe Europës

Gjermania ka bërë mirë që ka reaguar ndaj veprimeve të Rusisë dhe masat e reja kundër Moskës janë një sinjal i nevojshëm, edhe pse nuk pritet ta bindin presidentin rus Vladimir Putin të ndryshojë qëndrim. Kështu është shprehur ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, president i Konferencës së Sigurisë në Mynih. Në një intervistë në Romë, Ischinger tha se incidentet si ai me dronin në aeroportin e Leipzigut duhet të merren shumë seriozisht dhe, sipas tij, mund të konsiderohen akte lufte ose terrorizmi. Pse Gjermania është në shënjestër? Sipas Ischinger, Gjermania është një nga vendet europiane që ka ndryshuar më shumë politikën e saj ndaj Rusisë. Për vite me radhë, Berlini kishte investuar shumë në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik me Moskën. Pas nisjes së luftës në Ukrainë,...