Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme të Shqipërisë

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme të Shqipërisë

Vizitat e liderëve të vendeve fqinje në Pustec dhe shtimi i projekteve e donacioneve bullgare në zonën e Prespës ngrejnë pikëpyetje edhe për një lidhje të mundshme me zgjedhjet lokale të vitit 2027. I pyetur nëse këto zhvillime kanë lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri, ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Ivajlo Kirov, tha se kjo është çështje e politikës së brendshme shqiptare, për të cilën ai nuk mban përgjegjësi. “ Kjo është politikë e brendshme e Shqipërisë dhe jo e imja. Unë nuk jam vetëm në rajonin e Prespës. Ne kemi katër projekte të mëdha për zhvillim edhe në zona të tjera. Një nga projektet lidhet me parandalimin e krimit, e cila është edhe një nga klauzolat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin...