Ambasada amerikane në Kosovë ngre alarm për 16 shtatorin: Shmangni lëvizjet afër demonstratave

Ambasada amerikane në Kosovë ngre alarm për 16 shtatorin: Shmangni lëvizjet afër demonstratave

Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që të shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve, ku siç thuhet, janë paralajmëruar demonstrata për të mërkurën e 16 shtatorit, ditën kur do të merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Në një njoftim të Ambasadës thuhet se disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera kryesore të Kosovës.  Tutje thuhet se këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda në trafik. “Këshillohet që të kufizoni lëvizjet në zonën përreth vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimet drejt vendit të punës apo shkollave nëse rruga juaj kalon përmes zonave të prekura, pasi mund të mos arrini ta përfundoni udhëtimin...