Alonso në telashe, humbet për disa javë sulmuesin kryesor, pa të Chelsea nuk arrin dot të shënojë

Alonso në telashe, humbet për disa javë sulmuesin kryesor, pa të Chelsea nuk arrin dot të shënojë

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, ka konfirmuar se sulmuesi brazilian Joao Pedro do të mungojë për disa javë, për shkak të një dëmtimi në kofshë. Një dëmtim që e la jashtë fushe sulmuesin edhe në ndeshjen e humbur ndaj Tottenham. “Është një dëmtim në kofshë, ai do të mungojë për disa javë. Nuk duam të bëjmë parashikime sa gjatë do të mungojë, por ai nuk është gati për ndeshjet e ardhshme”, konfirmoi trajneri spanjoll i Chelsea. “Joao është një lojtar kyç, do të na mungojë. Jemi të përgatitur ta përballojmë këtë situatë dhe të fitojmë ndeshje me lojtarët që kemi në dispozicion, duke filluar nga përballja me Liverpool”, shtoi Alonso. Më tej, ai tha: “Jemi gati të luftojmë dhe të tregojmë një nivel të mirë...