Alket Rizai në Shqipëri? Policia e Shtetit: “Nuk kemi informacion zyrtar”
Pas pesë ditësh kërkimesh nga autoritetet greke, nuk ka ende asnjë gjurmë të Alket Rizait, i cili u arratis pas përfundimit të një leje shpërblyese nga burgu i Domokos. Mediat në Greqi raportojnë se 48-vjeçari mund të jetë parë në veri të vendit, pranë zonës kufitare, duke ngritur dyshime se ai mund të ketë kaluar ilegalisht drejt Shqipërisë. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë me dije se nuk ka marrë asnjë informacion apo kërkesë zyrtare nga palët greke për lokalizimin e tij, pasi Rizai nuk është shpallur ende në kërkim ndërkombëtar. Ecuria e ngjarjes dhe e shkuara e Rizait: Incidenti gjatë lejes: Rizai ndodhej me leje shpërblyese nga data 7 shtator dhe duhej të vetëdorëzohej më 14 shtator. Përpara përfundimit të afatit, ai...
Burimi:
gijotina.com