Alket Rizai në qendër të hetimeve për një vrasje në burgun grek, kamerat e sigurisë zbulojnë lëvizjet e tij
Alket Rizai, i cili vijon të jetë në kërkim nga autoritetet greke pasi nuk u kthye në burgun e Domokosit, është përmendur edhe në hetimet për vrasjen e një të burgosuri në këtë institucion. Bëhet fjalë për Antonis Papadatos, i cili më 15 shkurt 2026 u qëllua për vdekje me tre plumba në kokë, brenda burgut. Sipas mediave greke, pamjet e kamerave të sigurisë dhe disa dëshmi e vendosin Rizain pranë ambientit ku ndodhi krimi. Sipas televizionit grek SKAI, një i burgosur bullgar, i dyshuar për vrasjen, e kishte nxjerrë Papadatosin nga sektori ku qëndronte dhe e kishte shoqëruar drejt zyrës së sigurisë. Në të njëjtën kohë, drejt këtij ambienti ishte nisur edhe Rizai, së bashku me disa të burgosur të tjerë. Hetuesit kanë sekuestruar...
Burimi:
ntv.al